FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kamza nuk duron më, shkarkon trajnerin Ramadan Ndreu

Kamza ka vendosur që të largojë përfundimisht trajnerin Ramadan Ndreu. Ecuria negative në javët e fundi ka detyruar drejtuesit që të marrin këtë vendim pas një mbledhje që është zhvilluar ditën e sotme.

Trajneri krutan kishte më shumë se një vit në krye të Kamzës, por rreziku për rënien nga kategoria ka shtuar presionin për trajnerin. Ndreu grumbulloi 34 pikë në 28 javë kampionat. Kamza e tij ka marrë 9 fitore, 7 barazime dhe 12 humbje, teksa 3 disfata vetëm në 5 javët e fundit.

Kamza është në vendin e 7-të të renditjes, me vetëm një pikë më shumë se Vllaznia dhe katër të tilla përpara Teutës. Tashmë mbetet të shihet se kush do të marrë drejtimin e ekipit në 8 javët e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?