Kandidat për stolin e Shqipërisë, Azerbajxhani merr vendimin për De Biasin

Gianni De Biasi nuk do të rikthehet te Kombëtarja jonë, por do të rinovojë kontratën me Azerbajxhanin me një vit shtesë. Lajmi është publikuar Federata e Futbollit të Azerbajxhani, ku thekson se ish-trajneri i Shqipërisë do të jetë pjesë e tyre “për një tjetër fazë kualifikuese”.

Trajneri italian do të drejtojë kombëtaren e Azerbajxhanit të paktën deri në fund të kualifikimeve të Euro 2024 në nëntor 2023.

De Biasi ishte në krye të përfaqësueses “kuqezi” në Euro 2016, ndërkohë që në ditët e fundit u përfol dhe për një rikthim të mundshëm, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?