Kane befason mjekët, rikthehet në stërvitje 1 muaj përpara

Harry Kane është rikthyer në stërvitje me Tottenham dhe mund të jetë gati që në duelin ndaj Burnley gjatë kësaj fundjave sipas “Sky Sport”. Sulmuesi i njohur anglez u dëmtua më 13 janar në duelin ndaj Manchester United dhe sipas vizitave mjekësore duhet të qëndronte gati tre muaj jashtë fushave.

Gjithsesi sulmuesi i njohur i ka djegur pritshmërit duke u rikthyer shumë më shpejt se parashikimet. Tottenham ka një kalendar të ngjeshur me ndeshje ndaj Chelsea-t, Arsenalit, Dortmundit dhe Liverpoolit ndaj dhe rikthimi i tij është një lajm fantastik.

Deri më tani Kane ka shënuar 14 gola në kampionat dhe pritet që të rivalizojë Salah dhe Agueron, që kanë shënuar tri gola më shumë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?