Kanë shënuar 239 gola, por asnjë nuk do Higuain-in dhe Icardi-in

Duket një histori e pabesueshme, kanë shënuar 239 gola në Seria A, por asnjë skuadër nuk i do. Juventus është në kërkim të një blerësi për Gonzalo Higuain, ashtu si Interi për Mauro Icardin.

Bomberi i Interit nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte, i cili ka plane të tjera për sulmuesin e zikaltërve, teksa dëshirojnë afrimin e Lukakut dhe Dzekos. Vetë dëshira e trajnerit është që të mbetet në “San Siro”, por edhe mund të detyrohet që të kërkojë një skuadër të re, teksa vlera e kartonit sa vjen edhe rritet.

Ndërkohë që Gonzalo Higuain është rikthyer sot te Juventusi, pasi Chelsea vendosi që të mos të blinte kartonin e tij pas huazimit 6-mujor. Bardhezinjtë janë në kërkim të një ekipi për të, ku Roma është në “Pole Positions” në Itali, por prioriteti është një aventurë e re në një skuadër tjetër europiane. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?