Kaos te Egjipti/ Parlamenti hap hetim për eliminimin, rrezikon edhe Salah
Eliminimi i Egjiptit nga Kupa e Botës, me tre humbje në po kaq ndeshje, nuk i ka shuar polemikat me vendimin e Federatës së Futbollit për të mos rinovuar kontratën me trajnerin Hector Cuper. Madje në lëvizje është ven edhe parlamenti i këtij vendi, i cili ka vendosur të hapë një hetim për disa episode që kanë ndikuar negativisht në performancën e ekipit kombëtar të Afrikës së Veriut. Sipas informacioneve të mediave ruse në shqyrtim është dhe vendimi për t’u vendosur në Grozni, Çeçeni, shumë larg nga vendi ku ata do të luanin.
E papranueshme ka qenë dhe fakti se shumë të famshëm dhe biznesmënë kanë qëndruar pranë ekipit dhe janë argëtuar me lojtarët, duke ulur përqendrimin e tyre. Nën hetim ka përfunduar edhe dhe Mohamed Salah, i cili ka darkuar me liderin çeçen Ramzan Kadyrov, i akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut, e cila çoi në heqjen e nderimit shtetëror. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

