Kapllanaj karikon ballshiotët, 30 mln lekë shpërblim për fitoren në Lushnjë

Një finale sezoni drithëruese në Kategorinë e Parë ku lufta për një vend në Superiore mbetet e hapur deri në ndeshjen e fundit. Këtë të shtunë stadiumi “Roza Haxhiu” hap dyert për 90 minutëshin vendimtar  ku Lushnja dhe Bylisi do të ndeshen për një biletë mes më të mirëve të futbollit shqiptar. Ekipi ballshiot e nisi sezonin me një seri rezultatesh jo bindëse por pas merkatos së zhvilluar në muajin Janar, presidenca e forcoi grupin e skuadrës bardhekuqe duke fituar terren gjatë pjesës së dytë të sezonit. Dy javë para mbylljes së garës 3 janë pikët që e ndajnë Bylisin nga Lushnja kryesuese dhe për këtë arsye, ballshiotët kanë në dispozicion vetëm një rezultat. Kapiteni Ledion Muçaj beson se skuadra e tij i ka të gjitha mundësitë ta kalojë me sukses testin final për t’u rikthyer sërish në Kategorinë Superiore. -“Rëndësinë e ndeshjes me Lushnjën e dimë shumë mirë sepse luhet një sezon i gjithë. Shpresoj dhe besoj te grupi. Së bashku do t’ia dalim”

Edhe presidenti Agron Kapllanaj beson se Bylisi do të japë maksimumin në transfertën e Lushnjes.

“E parandjej një dhuratë nga djemtë, sepse e njoh kapacitetin e tyre. Kanë bërë ndeshje shumë të bukura. Kanë luftuar deri në fund dhe jam i bindur se rezultati do të flasë për ne”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për kapitenin, fakti që në Lushnjë do të luajnë përballë një stadiumi të mbushur me tifozët vendas, nuk do të ndikojë aspak në performancën e Bylisit që mbetet i fokusuar te objektivi. -“Sigurisht që Lushnja është e favorizuar përballë publikut të vet, por ne jemi profesionistë dhe do të japim gjithçka në fushë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në rast fitoreje, presidenca ka premtuar 3 milionë lekë të reja shpërblim për lojtarët dhe kreu i klubit kërkon një gjykim të drejtë dhe të paanshëm. -“Shpresoj që të jetë një luftë sportive dhe të ketë një gjykim të drejtë. Nëse ndodh kështu ekipi jonë do të dalë me fitore nga fusha e Lushnjës”.

Për zv/kapitenin Maringlen Shoshi, Lushnja është një kundërshtar që ka më shumë eksperiencë, por ai shton se kjo sfidë i ka brenda të treja rezultatet dhe Bylisi do të kërkojë fitoren gjatë gjithë 90 minutave. “Ne do të japim maksimumin sepse është ndeshja finale. Jemi të përgatitur për të luajtur në Superligë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?