Karagounis dhe Papadopoulos zbarkojnë në Tiranë, por këtë herë për bamirësi
Veteranët e Greqisë kampione e Europës në vitin 2004 do të rikthehen sërish në Shqipëri, por këtë herë për qëllim bamirësie. Dy protagonistët e asaj sfide ishin Georgios Karagounis dhe Dimitris Papadopoulos.
“Kthehem në Tiranë pas 15 viteve, më duket tërësisht të ndryshuar dhe më bëhet qejfi që e shoh kështu”, thotë ish-sulmuesi i Panathinaikos dhe Kombëtares greke Dimitris Papadopoulos. Me të edhe një nga “mitet” e futbollit grek, ai Georgios Karagounis që me 139 ndeshje të luajtura është rekordmeni i Kombëtare së tij.
“Kemi ardhur për një ndeshje bamirësie. Sapo na propozuan për të qenë të pranishëm, thamë menjëherë po. Është e domosdoshme prania për kauza të tilla. Futbolli nuk ka kufij dhe gjithmonë duhet të ndihmojë njëri-tjetrin”, thotë mesfushori që ndër të tjerat ka luajtur me Panathinaikos dhe Interin.
Dy prej yjeve të Greqisë së asaj kohe, e kujtojnë mirë ndeshjen e humbur 2-1 në Tiranë, mes atmosferës së zjarrtë. Karagounis shpreson se do të gjejë të njëjtën entuziazëm, por këtë herë për të mbështetur familjet e prekura nga tërmeti.
“Ka kaluar kohë nga viti 2004. Kemi ardhur për diçka krejt të ndryshme, duam të ndihmojmë, jemi të gëzuar që jemi pjesë e këtij turneu. Nuk ka problem që atmosfera të jetë e zjarrtë si në vitin 2004, pasi është e nevojshme që ta njerëzit ta harrojnë atë që përjetuan gjatë tërmetit dhe ne jemi të lumtur të japim kontributin tonë. Kur luan dëshiron gjithmonë të fitosh. Edhe ne duam të fitojmë. Kam parë listat e skuadrave të tjera, të cilat janë shumë të forta dhe do të mundohemi të bëjmë më të mirën, që ta fitojmë trofeun”.
KOHA JONË SONDAZH

