FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kastrati dhe Uzuni shënojnë dhe solidarizohen me të prekurit nga tërmeti

Lokomotiva Zagrebit triumfoi 4-0 në kampionat kundër Goricës, një fitore me aromë shqiptare, pasi protagonist të këtij suksesi ishin dhe Myrto Uzuni dhe Lirim Kastrati.

 

Do të ishte pikërisht Kastrati që do të çelte siparin e golave, teksa në momentin e festimit mori një bluze me mbishkrimin “Lutuni për Shqipërinë”. Myrtoz Uzuni vazhdon të shfaqë një formë të mirë dhe golin e realizuar ai ja dedikon të gjithë shqiptarëve të prekur nga tërmeti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Titullarë në këtë sfidë ishin dhe Jon Mersinaj së bashku me Enis Cokaj, teksa minuta patin edhe për Indrit Tucin. Futbollistët shqiptarë që aktivizohen te Lokomotiva, kanë shprehur njëzëri ngushëllimet e tyre dhe lutjet e tyre shkojnë për të dëmtuarit dhe popullin shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?