FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kastrioti mund Skënderbeun në “frymën e fundit”, korçarët zhyten në krizë (VIDEO)

Skënderbeu pëson humbjen e 6-të radhazi, duke konfirmuar momentin e krizës që po kalon në këtë sezon. Kastrioti ka arritur që të fitojë në shifrat 2-1, me një gol të shënuar në kohën shtesë të ndeshjes.

Para ndeshjes tension, me një grup personash që u konfrontuan me disa lojtarë të Skënderbeut dhe në shënjestër ishte Kristi Vangjeli, para dhe gjatë ndeshjes.

Ymeraj shënoi golin e avantazhit në minutën e 58-të, por Skënderbeu u përgjigj në minutën e 82-të duke barazuar rezultatin me Vangjelin, pas një rrëmuje në zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutën e dytë të kohës shtesë, Roxher dhuron spektakël në zonë duke shmangur disa mbrojtës dhe më pas arrin që të mposhtë portierin Teqja. Skënderbeu mbetet në vendin e 5 me 30 pikë, ndërkohë që Kastrioti mori fitoren e pestë në këtë sezon. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?