FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Katër talente në objektiv, Inter ‘peshkon’ në Amerikën Latine

Drejtori sportiv i Interit Piero Ausilio dhe zëvendësi i tij Dario Baccin gjatë pauzës së kampionit për shkak të ndeshjeve të kombëtares do të shkojnë në Amerikën Latine, ku kanë katër talente të rinj npë objektiv.

Prej kohësh Interit i pëlqen qendërmbrojtësi i San Lorenzos, Paulo Diaz, kilian, lindur më 1994. Agjenti i tij ka bërë të ditur se Interi ka hyrë në bisedime. Veç kilianit pëlqehet edhe Luan, (1993) mesfushor sulmues i Gremios. Nga Corinthians, kryesues në Brasileirao, klubi italian pëlqen mbrojtësin e krahut Arana (1997).

Në Uruguaj te Defensor Montevideo, gjendet objektivi më i dëshiaruar, që nga vera. Është mesfushori Benavidez (1998), të cilin Interi provoi ta merrte që në merkaton verore, bashkë me Genoan.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?