Katër talentë nga Shqipëria drejt transferimit në Seria A

Arlind Demaj kaloi me sukses provat te Fiorentina dhe tani është pjesë e një prej klubeve më të njohura italiane. Menaxheri shqiptar Andi Zorba po synon të  dërgojë dhe 4 talentë të tjerë shqiptar drejt klubeve të Seria A, të cilët janë:

David Domgjoni,18 vjeç,  i Tiranës i ka kaluar me sukses provat më  parë  tek Roma, por problem ishte dokumentacioni dhe kontrata me bardheblutë. Në qershor pritet që gjithçka të zgjidhet dhe ai të niset serish drejt kryeqytetit italian.

Xhino Ngjela,17 vjeç, qendërmbrojtës i Partizanit i ka kaluar me sukses provat me FC Carpi, ekip që këtë vit ngjitet në Serie A, por gjithashtu edhe ai kishte probleme me dokumentacionin. Për këtë çështje, shumë shpejt pritet që edhe të ketë një zgjidhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tedi Cara, 16 vjeç, i të rinjve të Besës se Kavajës ka kaluar testet mjekësore te Fiorentina dhe pasnesër pritet të nisë provën me këtë ekip.

Swiss Digital Mobile Reklama

Everest Braçe, 16 vjeç, portier i kombëtares U-17 dhe Skënderbeut, U-17, do të  niset javën e ardhshme për një provë tek ekipi i Spezias në Seria B.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?