Kërkon me ngulm largimin, sulmuesi i Everton nuk paraqitet në stërvitje

Everton nuk gjen qetësi. Si të mos mjaftonte shkarkimi i Frank Lampardit dhe ecuria jo e mirë në pjesën e parë të sezonit, “Blutë” tani kanë një problem të ri dhe ai është Anthony Gordon.
Sulmuesi nuk është paraqitur prej tri ditësh në stërvitje, me Gordon i cili kishte marrë leje nga klubi vetëm për ditën e martë, ndërsa të mërkurën dhe të enjten ai nuk dha asnjë shpjegim për mungesën e tij.
Sipas medieve angleze, 21-vjeçari u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se ai nuk do të rikthehet më pasi po kërkon me ngulm transferimin te Neëcastle.
Në krahun tjetër, bardhezinjtë ende nuk kanë bërë lëvizjen konkrete për të dërguar një ofertë zyrtare, por është mësuar se Neëcastle kanë gjetur akordin me lojtarin, por jo me Everton.
KOHA JONË SONDAZH

