Khan: Pep Guardiola nuk merr vesh nga mbrojtja

Dikur mbronte portën e Bayernit, sot ai vendo të sulmojë ashpër Pep Guardiola, të cilën e bën përgjegjës për zhgënjimin e bavarezëve për të dytin vit radhazi në gjysmëfinale të Champions Leagues. Oliver Khan nuk kursehet në kritika ndaj trajnerit aktual të Bayernit, të cilit i kujton edhe gabimet që ka bërë në pozicionimin e futbollistëve. – “Në ndeshjen e kthimit me Barcelonën nuk gjeti mënyrën e duhur për të ndërtuar një mbrojtje solide. E aktivizoi Lahmin në vend të Robben dhe nuk besoj se kjo ishte zgjidha më e mirë. Boateng është i vetmi që luan përherë mirë, por Pep një herë aktivizon Benatia dhe herë të tjetër Batstuber në krah të tij. E pastaj e Danten. Kështu nuk shkon.”

Në fakt Guardiola nuk u kritikua shumë nga shtypi gjerman, për shkak të mungesave të shumta. Barcelona ishte një kundërshtar më i fortë dhe eliminimi mund të jetë normal. Gjithsesi, ekzistojnë disa probleme që trajneri spanjoll duhet t’i zgjidhë. Sipas Bild, 44-vjecari nuk ka marrëdhënie të mira me të gjithë lojtarët dhe një ndër ta është Thomas Muller. 25-vjecari këtë sezon është aktivizuar në 30 ndeshje të Bundesligës, ndërsa në 13 raste është zëvendësuar. Vetëm në 3 takime është hedhur në fushë si zëvendësues. Mënyra e lojës së tij nuk e magjeps Guardiolën, i cili dëshiron që ai të jetë vendimtar si Robben dhe Riberi. Por edhe me Gotzen gjërat nuk po shkojnë mirë. Mario ankohet për mungesë komunikimi ndërsa trajneri është shprehur se nuk do të ishte cudi nëse 22-vjeçari do të largohej. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Boateng dhe Lahm, me të cilët Guardiola ka raporte të shkëlqyera. Ndërsa sipas Kicker, Guardiola është emri i duhur për t’u rinisur me prepotencë sezonin e ardhshëm, edhe pse nuk mungojnë kritikat për të.

Aktivizimi i Gotzes për pak minuta në vend të Muller rrezikon të shkatërrojë talentin e futbollistit që i dha Kupën e Botës Gjermanisë. Pa zgjidhur problemet me këta dy lojtarë të rëndësishëm të përfaqësueses, Byernbi i Guardiolës nuk mund të shkojë gjëkundi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?