FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Khedira e feston ditëlindjen në një mënyrë unikale (FOTO LAJM)

Izolimi për shkak të emergjencës së koronavirusit në Europë po vazhdon të zgjasë dhe shume njerëz që kanë ditëlindjen gjatë kësaj periudhe duhet ta festojnë në shtëpinë e tyre dhe pa praninë e miqve.

Një zgjidhje vërtetë të veçantë ka gjetur Sami Khedira.  Në foton e publikuar në Instagram, ai shfaqet duke e festuar ditëlindjen e tij të 34-t me 6 “Sami Kedira” të tjerë. Një vendim mjaft i veçantë dhe kreativ për Khedirën, i cili ka vendosur ta punësojë njërën nga “sozitë” e tij si kamarier.

Sigurisht është një foto e përpunuar, por me shumë mjeshtëri. Si Khedira ka edhe të tjerë që festojnë ditëlindjet në këtë periudhë të vështirë karantinimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?