FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Khedira probleme me zemrën, rast i ngjashëm me Lichtsteiner

Sami Khedira u detyrua që të ndalej në Torino, duke mos udhëtuar me ekipin, pas disa shqetësimeve që shfaqi në zemër. Menjëherë u shqetësuan të gjithë në kampin bardhezi. Lojtari ndjeu rrahje të parregullta të zemrës, ndërsa stafi mjekësor konstatoi aritmi kardiake. Problemi duket të jetë shumë i ngjashëm me atë të Stephan Lichtsteiner, midis 23 shtatorit dhe 3 nëntorit 2015.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, nëse testet elektrofiziologjike konfirmojnë hipotezën e parë, Sami Khedira duhet të mungojë për 30-40 ditë. Do të jetë vendimtare të kuptohet nëse lojtari gjerman do të duhet të operohet apo jo. Në atë kohë Lichtsteiner u operua dhe u kthye shumë shpejt në fushë për 1 muaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?