FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Klasifikimi i FIFA-s”: Shqipëria ngjit 6 shkallë, kryeson Gjermania, e ndjek Belgjika

Kombëtarja Shqiptare para ndeshjes miqësore me Francën, e cila do të luhet me 13 qershor në Elbasan Arena, ka ngjitur 6 pozicione në klasifikimin e FIFA-s.

Kombëtarja është ngritur ndjeshëm në renditjen më të re të FIFA-s, ndonëse nuk zhvilloi asnjë ndeshje gjatë muajit maj. Kuqezinjtë, në renditjen e muajit maj gjenden në pozitën e 51-të, gjashtë pozita më lart, në krahasim me muajin e kaluar.

Ekipi i Gianni De Biasit, ka 624 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket renditjes së përgjithshme, kryeson Gjermania me 1775 pikë, e përcjellë nga Belgjika (1509) dhe Argjentina (1496).

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?