Klip për fanellat e reja, Reali lë “qimet e kokës” para sezonit

Kemi parë prezantime të futbollistëve ndër më të gjeturit, por kjo që bën Reali i Madridit është thjeshtë unike. Në fakt nuk bëhet fjalë për zyrtarizimin e ndonjë futbollisti të ri, por për prezantimin e fanellave për sezonin 2019-2020.

Një fanellë tërësisht blu e thellë, e cila do të jetë fanella e dytë, pra ajo e transfertës është zbuluar sot përmes një këngë. Futbollistët kryesorë të Realit të Madridit ishin pjesë e klipit, që duhet thënë se mund të jetë më i kushtueshme. Jo për faktin se futbollistët kanë marrë lek, por që vlejnë sa “qimet e kokës” për të bërë ndoshta edhe një foto.

Blerjet e reja morën mungesa në këtë klip, ndërsa mungoi edhe ylli i skuadrës, Gareth Bale. Një lëvizje që mund të afrojë gjithnjë e më shumë uellsianin me një aventurë të re larg “Santiago Bernabeu”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?