FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Klopp-it nuk i del inati me Ramos: Më mirë të humbas keq, se fitues si ai

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ende nuk e ka harruar ndërhyrjen e rëndë të Sergio Ramos në finalen e Champions League, që i kushti daljen nga fusha Salah. Trajneri gjerman ka dhënë një intervistë për “Sport1” duke thumbuar mbrojtësin spanjoll.

“Nuk dua të fitoj në çdo mënyrë. Nuk pres këtë nga Ramos, vetëm pres që ai të mendojë më shumë për vlerësimin e situatave të caktuara. Mund të ketë qenë rastësi, por Mohamed Salah u largua nga loja gjatë një faze të jashtëzakonshme të jetës së tij futbollistike, në mes të fushës.

Shumë njerëz thonë që këto gjëra ndodhin. Por nëse ai është mesazhi që po ua dërgojmë fëmijëve tanë, që asgjë nuk është jashtë kufijve dhe gjithçka ka të bëjë me fitoren, atëherë jam i kënaqur që do të largohem nga ky planet edhe 40 vjeç”, deklaroi trajneri i Liverpool-it.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?