Klopp kërkohet nga kombëtarja e njohur, nisin kontaktet me strategun

Liverpooli kërkon që Jurgen Klopp të bëhet një legjendë si Ferguson nën drejtimin e “The Reds”, por kjo gjë duket e vështirë që të ndodhë. Federata Gjermane, sipas “Daily Mirror”, është në kontakte me trajnerin  e njohur për ta vendosur në krye të kombëtares.

Ai shihet si pasuesi perfekt i Low, në krye të “pancerave”. Klopp ka bërë mjaft mirë me Liverpoolin, duke e drejtuar në fitimin e Champions League sezonin e kaluar dhe drejt titullit kampion, që është një formalitet këtë sezon.

Klopp ka rinovuar sezonin e kaluar kontratën me skuadrën e “The Reds”, por edhe vetë ai e ka pranuar se në të ardhmen mund të marrë drejtimin e një kombëtareje. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?