FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Klopp mbështet Guardiolën: Të luash me 26 dhe 28, është një krim!

Jurgen Klopp e ka përshkruar kalendarin e ndeshjeve të fundvitit në Premier League si një “krim” edhe pse trajneri i Liverpool e pranon se ka përfituar nga lista e ndeshjeve të Krishtlindjeve. Manchester City do të luajë dy ndeshje brenda 48 orëve dhe kjo nuk është e drejtë sipas trajnerit të kampionëve të Europës.

“Njerëzit e duan këtë gjë. Asnjë nga trajnerët nuk e ka problem që të luajë në ‘Boxing Day’, por të luhet më 26 dhe më 28, ky është një krim. Këtë vit ne do të luajmë më 26 dhe 29 dhe na duket sikur jemi me pushime. I kuptoj të gjithë ata që thonë se nuk duhet të ndodhë. Ne mund të themi atë që duam, por nuk na dëgjon askush.

Çdo vit për trajnerët është e njëjta histori, 26 dhe 28 dhjetor. Dhe shkenca sportive nuk të jep asnjë mënyrë për t’u përballur me këtë situatë. Trupi ka nevojë për një kohë të caktuar për të rikuperuar, kjo po që është shkencë, por ne e injorojmë këtë”, deklaroi Klopp.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?