FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Klopp: Mezi po presim të luajmë finalen, nëse fitojmë …

4 ditë para finales së Champions League ndaj Tottenhamit, Jurgen Klopp ka dalë në një konferencë për shtyp për të analizuar gjendjen e skuadrës së tij. Strategu gjerman e pranoi se nëse do të fitonte trofeun në “Wanda Metropolitano”, do të ishte dhe pika më e lartë në karrierën e tij.

 

“E dimë që do të jetë një finale e vështirë, por e tillë do të jetë edhe për Tottenham, ndaj mezi po presim që ta luajmë. Ideale do të ishte që të luhej 5 minuta pasi eliminuam Barcelonën. Lojtarët e mi duan që ta fitojnë dhe për këtë gjë do të zbresim në fushë pa frikë. E konsideroj si momentin më të bukur që nga momenti që kam promovuar me Mainz-in në vitin 2004. Të fitoj Championsin, do më rikutojë ato emocione.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në dy sfidat e kampionatit me Tottenhamin, kemi fituar një 2-1 në shtëpi me pak fat, ndërkohë diferenca në kampionat ka qenë e qëndrueshme. Gjithsesi ndeshja në Madrid do të jetë e ndryshme, mund të them speciale, shpresojmë ta përballojmë me mënyrën e duhur”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri më tani Klopp i ka humbur finalet me Liverpollin: “Kundër Sevilla-s në Europa League na mbaroi benzina dhe nuk kishim më energji. Sezonin e kaluar humbëm Salah, dhe më pas pësuam një gol të çuditshëm dhe një roveshatë. Gabimet mund të ndodhin, por duhet të jesh gati për të reaguar”, deklaroi Klopp për mediat. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?