Klopp: Solskajer po vepron si Fergusoni te Manchester United

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka lavdëruar trajnerin e Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, duke thënë se ai e ka kthyer filozofinë e Sir Alex Fergusonit në klub dhe do të jetë trajner i “Djajve” edhe në sezonin  tjetër.

Me ardhjen e teknikut norvegjez, Manchester United ka arritur rezultate të mira, duke u ngjitur në renditje, për të zënë nj1% vend në Champions.

Në anën tjetër, te Liverpooli janë duke kaluar në një periudhë më pak mbresëlënëse, pasi kanë fituar vetëm tri nga tetë ndeshjet e fundit, të zhvilluara në të gjitha garat, për shkak të krizës në dëmtimeve në fazën e mbrojtjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Solskjaer ka sjellë në klub gjërat për të cilat njihej Sir Alex Fergusoni. Kjo e bën Manchester Unitedin kërcënues përsëri dhe ata janë kthyer në garë. Është e qartë që ai do të jetë trajner edhe vitin tjetër”, ka thënë Klopp.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?