Klopp thumbon Guardiolën: Preferon kampionatin sepse s’luan dot në finalen e Championsit

Jurgen Klopp si gjithmonë nuk i mungon humori në konferencat për shtyp. Strategu gjerman ka nënvizuar se preferon më mirë të fitojë titullin në Premier League se sa të luajë një finale Champions-i.

 

“Guardiola ka thënë që preferon më mirë titullin në Premier League, për shkak se ka disa vite pa luajtur një finale Champions-i (qesh). Pep është trajneri më i mirë në botë dhe i meriton të gjitha lavdërimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë ju them se Liga e Kampionëve është më e rëndësishme, sepse nuk e kam fituar dot akoma. Manchester City le të shijojë titullin në Angli. Guardiola ka një ekip më të mirë, por mendoj se sezoni ynë ishte më i mirë se i tyre”, deklaroi Klopp.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?