Klopp zbulon planin për të mundur Bayernin: Me tifozët japim 140 për qind

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp beson se fakti që sfida e parë ndaj Bayernit do të luhet në “Anfield Road” do ta ndihmojë skuadrën e tij që të japë 140 për qind në fushën e lojës. Strategu i njohur gjerman e sheh një ndeshje të vështirë, por ai ka kërkuar edhe ndihmën e tifozëve.

“Duhet të krijojmë atmosferë në fushë nesër (të martën) dhe ta bëjmë më të lehtë për njerëzit. Do të jetë një ndeshje fantastike. Një duel që duhet shijuar dhe do të ketë shumë energji. Të luash ndeshjen e parë nuk është zakonisht një avantazh, por ne nuk duam që t’ia dimë. Kemi dy ndeshje për të luajtur, le të krijojmë mundësinë për të kaluar në fazën tjetër.

Bayerni? Pas 6 viteve dominim në kampionat, është e qartë që këtë vit është më ndryshe. Për t’u shpallur kampion, duhet të ketë një kombinim mes të rinvje dhe futbollistëve me kualitet. Ndoshta në fillim të këtij sezoni, ata nuk arritën që ta bënin këtë gjë, por me kalimin e kohës janë rritur”, ka thënë Klopp në prag të ndeshjes së parë në Champions League. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?