Klubi grek ndihma dhe një miqësore me Teutën pas tërmetit

Solidariteti vijon të jetë i madh nga klubet greke, në këtë situatë të rëndë për popullin shqiptar, si pasojë e tërmetit që ka shkaktuar 50 të vdekur dhe qindra të plagosur.

 

Së fundmi, klubi i AEL Larissas, ku aktivizohet, Ergys Kace ka vendosur që t’iu vijë në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti në Shqipëri. Ata kanë menduar që në dy ndeshjet e radhës, në stadium të grumbullohen rroba, ushqime si dhe ndihma të tjera për zonat të cilat janë duke kaluar një situatë të vështirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klubi grek dhe konkretisht ka qenë presidenti i klubit, Aleksis Kujas ai i cili ka ndërmarrë këtë vendim duke i dhënë një dorë Shqipërisë. Në sajtin zyrtar të klubit, AEL Larisa konfirmon se do të japë edhe një shumë parash për Durrësin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në muajin dhjetor, është planifikuar edhe një ndeshje miqësore mes Teutës dhe AEL Larisës. I pranishëm në këtë ndeshje që është menduar të luhet në datën 29 dhjetor në Shqipëri, pritet të jetë edhe vetë presidenti ndërkohë që të gjitha paratë e grumbulluara nga biletat, do të jepen për ndihma.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?