Klubi i La Ligas bën ofertë për të rrëmbyer Uzunin

10 gola dhe tre asistë në 20 ndeshje të La Liga 2 me fanellën e Granada, kanë bërë që Myrto Uzuni tashmë të përfundojë në listën e dëshirave të një klubi të La Ligas.

Sulmuesi i kombëtares është shndërruar në lojtarin kryesor të Granada, teksa me një mesatare të thjeshtë, 27-vjeçari e gjen rrugën e rrjetës një herë në dy ndeshje.

Së fundmi mediat spanjolle flasin për një interes të Betis në drejtim të Uzunit. Gjithçka është ende në kuadrin e sondazheve, megjithatë për Uzunin ka interes dhe nuk është për t’u përjashtuar një transferim në merkaton e janarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se sulmuesi u transferua te Granada në sezonin 2021-2022, ku fillimisht provoi edhe emocionet e La Liga teksa në 15 ndeshje shënoi vetëm 1 gol.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?