Klubi i Seria A kërkon të rrëmbejë Xhuliano Skukën

Xhuliano Skuka ka përfunduar në orbitën e një prej skuadrave të Seria A. Bëhet fjalë për Hellas Verona, që është në kërkim të një sulmuesi.

Borini është akoma i bllokuar në Turqi, ndërsa Federico Bonazzoli duket se ka zgjedhur që të shkojë drejt Cremoneses. Hellas Verona duhet të gjejë me çdo kusht alternativa për repartin e sulmit dhe tashmë objektivi është sulmuesi i Partizanit.

Sipas asaj që shkruan “L’Arena”, emri i parë në listën e drejtuesve të klubit veronez është ai i Xhuliano Skukës, që ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën e Partizanit, duke shënuar 10 gola në 15 ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?