Klubi Kastriotit reagon për dhunën ndaj futbollistëve të Skënderbeut: Sajesë!

Ditën e sotme në Fushë-Krujë janë dhunuar futbollistët e Skënderbeut në prag të takimit ndaj Kastriotit. Klubi krutan, nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka reaguar duke u distancuar nga ky incident i ndodhur te stadiumi.

“REAGIM – KS Kastrioti pasi u njoh me pretendimin e kundërshtarëve mbi “incidentin” e ndodhur jashtë stadiumit që siç pretendohet nga klubi korçar mes një tifozi dhe lojtarëve të Skënderbeut. Distancohet nga çdo lloj akti dhune, qoftë edhe verbal, dhe kërkon nga institucionet përgjegjëse sqarimin e kësaj situate.

Klubi kërkon të sqarojë opinionin e gjerë sportiv se në ambientet e brendshme apo rreth stadiumit nuk ka ndodhur asnjë incident. Kjo është një indicie e sajuar për të prishur imazhin e klubit tonë” shkruhej në reagim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?