Koeman gati të lërë Holandën për Barcelonën

Ronald Koeman është gati të lërë Holandën për të filluar një aventurë të re te Barcelona. Edhe pse po bën një punë të shkëlqyer në krye duke i çuar tulipanët në fazën finale të Nations League pas disa vitesh errësire totale, ish-mesfushori legjendar i blaugranave nuk e fsheh dëshirën për të drejtuar Barçën tashmë që Ernesto Valverde i ka ditët të numëruara.

I pyetur nëse jep garanci se do të qëndrojë në stolin e Holandës për një kohë të gjatë, Koeman tha: “Mund të ishte një përgjigje e lehtë, por nuk e besoj”.

Koeman mund të lërë në mes punën në krye të Holandës, për të drejtuar skuadrën “blaugrana” sezonin tjetër. 56-vjeçari, është një trajner me përvojë, pasi ka drejtuar shumë skuadra në karrierën e tij. Madje ai ka qenë asistent. Në vitin 1992, ai shënoi golin e fitores me fanellën e Barcelonës në finalen e Ligës së Kampioneve ndaj Sampdorias.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?