Kohë rinovimesh te Barça. Messi? “Pleshti” firmos kur të dojë
Barcelona nuk e ka shkëlqimin e dikurshëm por vijon të jetë fituese, fundja në futboll kjo e fundit ka rëndësi. Ernesto Valverde ka ditur të ruaj balancat brenda grupit, drejtuesit e klubit kanë besim te trajneri dhe për këtë arsye i ofruan rinovimin e kontratës.
Palët kanë gjetur akordin duke bërë zyrtare zgjatjen e kontratës deri në vitin 2020, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Një tjetër çështje që është diskutuar së fundmi në shtëpinë e Barcelonës është edhe kontrata e Lionel Messit.
![[BEHIND THE SCENES] Leo Messi signs new contract](https://i.ytimg.com/vi/Wtbkt2w_rI0/maxresdefault.jpg)
Kur flitet për “pleshtin” diskutimi ndryshon pasi për të ekziston gjithnjë një çek i bardhë ku argjentinasi vendos vetë çmimin dhe kohëzgjatjen e kontratës. Për të konfirmuar këtë ka menduar vetë presidenti Bartomeu:
KOHA JONË SONDAZH

