Kokëdhima super premio në rast kualifikimi ndaj Kukësit, ja formacionet
Kukësi do të luajë sot në “Elbasan Arena” aktin e dytë të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë përballë Apolonisë së Fierit, të cilën e mundi 2-1 në ndeshjen e parë.
Presidenti i Apolonis, Koço Kokëdhima ka premtuar një super premio në rast kualifikimi të bardhëjeshilëve (rreth 20 mijë euro). Diçka që duket e vështirë të ndodhë pasi verilindorët duke parë shkëputjen në kampionat, tani synojnë fitoren e Kupës.
Formacionet:
Kukësi: Avdyli; Maliqi, Krasniqi, Lulaj, Kotobelli, Limaj, Rroca, Musolli, Gavazaj, Et’hemi, Shkurtaj. Tr.: Shehi
Apolonia: Harizaj; Zoga, Duda, Asllanaj, Sota, Kumani, Mehmeti, Mihana, Zaimaj, Kardhashi, Gjata. Tr.: Mërgjyshi
KOHA JONË SONDAZH

