Kolumbia dhe Japonia kualifikohen në fazën tjetër, Senegali eliminohet për shkak kartonësh (VIDEO)

Grupi H ka dhuruar emocione të shumta, por në raundin e 1/8-ve do të luajnë Kolumbia dhe Japonia. Të parët fituan minimalisht 1-0 ndaj Senegalit, me një gol të shënuar në pjesën e dytë. Në minutën e 74-t, Yarri Mina kërcen mjaft mirë në një goditje nga këndi duke mposhtur portierin N’Diaye. Ky është goli i dytë për mbrojtësin e Barcelonës në Kupën e Botës.

Në krahun tjetër Japonia u mund minimalisht nga Polonia. Polakët shënuan golin e avantazhit në minutën e 60-të, në ndeshjen ndaj Japonisë. Badnarek, realizuan pas një goditje dënimi të ekzekutuar nga Kurzaëa. Japonia dhe Senegali kanë të njëjtën numër pikësh 4, golavarazh të njëjtën 4 të shënuar dhe 4 të pësuar, por japonezët kalojnë në fazën tjetër vetëm falë faktit se kanë më pak kartona se Senegali./Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?