Kombëtarja U-17 barazon në testin miqësor ndaj Bosnjë-Hercegovinës

Kombëtarja U-17 zhvilloi të mërkurën në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit miqësoren e parë të programuar me Bosnje-Hercegovinën U-17, sfidë që u mbyll në barazim 0-0. Një ndeshje mjaft interesante për kuqezinjtë, teksa trajneri Ervin Bulku pati mundësi të testonte gjendjen e skuadrës teksa po bënë përgatitjet e fundit për pjesëmarrjen në fazën Elite Round të Europianit U-17, me ndeshjet e grupit që do të luhen në muajin mars në Shqipëri.

Një test mjaft i fortë përballë një kundërshtari që gjithashtu është kualifikuar për në Elite Round dhe që i vlen shumë stafit teknik për të parë nivelin para sfidave shumë të rëndësishme me Shqipërinë U-17 që synon të kualifikohet për në fazën finale të turneut.

Kombëtarja shqiptare U-17 ka nisur grumbullimin që të dielën e kaluar, ndërkohë që sfida e dytë Shqipëri U-17 – Bosnje Hercegovinë U-17 do të luhet më 17 shkurt, në ora 11:30 në stadiumin kombëtar “Air Albania” në Tiranë. Edhe në këtë ndeshje, Federata Shqiptare e Futbollit do të hapë dyert për të gjithë tifozët, për t’i dhënë sa më shumë mbështetje kuqezinjve të vegjël.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?