Komisioni i Disiplinës, pezullohet 3 muaj presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi

 Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, u pezullua për 3 muaj nga aktiviteti futbollistik, si dhe u ndëshkua me një gjobë prej 300 mijë lekë nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit. Idrizi ndëshkohet për fyerje dhe ofendime me dashje ndaj zyrtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit. Në këtë mënyrë numrit një të klubit vlonjat duket se i kanë kushtuar shtrenjtë deklaratat pas vendimit të Komisionit të Etikës që ndëshkoi veç të tjerash me 6 muajsh pezullim edhe portierin e skuadrës vlonjate, Ilion Lika, duke e cilësuar fajtor për trukimin e ndeshjeve Kukësi- Flamurtari 4-0, si dhe Partizani – Flamurtari 2-1, ndeshje kjo e fundit ku Lika nuk ishte aktivizuar për asnjë minutë. Disiplina ndëshkoi me një gjobë prej 100 mijë lekë Kukësin për hedhjen e sendeve të forta në fushë në ndeshjen me Skënderbeun, ndërsa për të njëjtin motiv në takimin me Laçin është ndëshkuar me një gjobë prej 50 mijë lekë  edhe Tirana.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?