Kompletohet hakmarrja e tifozëve të Malmoe, rrëzojnë statujën e Ibrës
Transferimi i Zlatan Ibrahimovic tek Milan, nuk qetësuar tërbimin e tifozëve të Malmoe, që e konsiderojnë shtatlartin suedez si një tradhtar, pasi 38-vjecari blu një pjesë të aksioneve të klubit rival të Hammarby dhe pozoi me fanellën e tyre.
Pasi paralajmëruan, bënë tentativat e para, statuja e vendosur përpara stadiumit të Malmoe është rrëzuar nga piedestali.
Statujës së dedikuar për sulmuesin suedez, menjëherë pas lajmit se sulmuesi kishte blerë 50% të paketës së aksioneve, tifozët e Malmoe i vunë zjarrin, provuan ti sharrojnë këmbët, e mbuluan me qese plehrash, arritën t’i thyejnë hundën, ndërsa tani e kompletuan veprën e tyre, duke e rrëzuar statujën përtokë.


KOHA JONË SONDAZH

