Komplikohet rikthimi i Xhakës në Bundesligë, nuk e lejon Arteta

Trajneri i ri i Arsenalit, Mikel Arteta nuk ka ndërmend që ta lërë të lirë shpejt Granit Xhakën për të vijuar karrierën te Hertha Berlin, skuadër me të cilën ka arritur një marrëveshje në ditët e fundit.

Skuadra gjermane shpreson që ta ketë në dispozicion të enjten e ardhshme për të udhëtuar me pjesën tjetër të ekipit për në Florida. Gjithsesi trajneri i ri i “Topçinjve” nuk kërkon që ai të largohet.  Ai e vlerëson mesfushorin me origjinë shqiptare për eksperiencën dhe lojën e tij taktike si thelbësore.

Xhaka u la jashtë skuadrës nga trajneri Emery pas një përplasje që pati me tifozët, ndërkohë që tashmë ish-ndihmësi i Guardiolës e do në fushë për të dhënë kontributin e tij, edhe pse pa shirit. Një situatë e pazakontë për mesfushorin që ka një marrëveshje me Herthan dhe ndërkohë ka dhe besimin e trajnerit te ekipi aktual. /R.Lika-Koha Johe/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?