Konfirmime të reja/ Guardiola te Juvja me kontratë fareonike

Juventus është në kërkim të trajnerit të ri për sezonin e ardhshëm. Mediat e mëdha në Itali janë të bindur që bardhezinjtë janë në diskutimet e fundit për të rrëmbyer Maurizio Sarrin, por ka të tjera media që mendojnë ndryshe.

 

Zërat vazhdojnë të jenë të shumtë, duke konfirmuar se strategu i ri i kampionëve të Italisë do të jetë Pep Guardiola. Faqja “calcio24h” në Twitter konfirmon se trajneri spanjoll është shumë pranë firmës me skuadrën italiane. Guardiola do të përfitojë një kontratë fareonike, 25 milionë euro në sezon, ndërkohë që konfirmimi zyrtar mund të bëhet këtë fundjavë, ose javën e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Quotidiano.net”, konfirmon gjithashtu lajmin se bardhezinjtë janë në tratativa me trajnerin e Manchester City-it, teksa ky i fundit është në pritje për të marrë miratimin nga klubi anglez, që mund të marrë Pochettinon në krye të skuadrës pas finales së Championsit. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?