Konfirmohet dëmtimi i Mbappe, do të mungojë në Champions ndaj Bayernit
Paris SG ka konfirmuar se Kylian Mbappe do të mungojë 3 javë për shkak të dëmtimit në kofshë që e pësoi kundër Montpellier.
Pas ndeshjes, trajneri Christophe Galtier sugjeroi se ai nuk besonte se lëndimi i Mbappes ishte diçka për t’u shqetësuar, por klubi tani e ka konfirmuar se sa kohë pret të qëndroj pa Mbappen.
“Pas ekzaminimeve, Kylian Mbappe vuan nga një zgjatje e kofshës së majtë në nivelin e bicepsit femoral. Kohëzgjatja e tij e jashtë fushave vlerësohet në tre javë“, shkruan PSG.
Në këtë mënyrë, sulmuesi do të humbasë sfidën e parë ndaj Bayernit në Champions League, më 14 shkurt.
KOHA JONË SONDAZH

