Konfirmohet dëmtimi i rëndë, Armando Broja mbyll para kohe sezonin

Armando Broja nuk do të zbresë më në fushë këtë sezon. Sulmuesi i Kombëtares sonë pësoi një dëmtim të rëndë në miqësoren e Chelsea-t ndaj Aston Villas.

Futbollisti shqiptar ra në dorë duke shtrënguar gjurin dhe u largua me barelë mes dhimbjeve. Ai u dërgua për teste specifike dhe sipas “The Evening Standard”, rezultatet e tyre nuk kanë qenë shpresëdhënëse për një rikuperim të shpejtë.

Broja ka këputje të ligamentit të gjurit ndaj do të duhet të operohet. Një gjë e tillë do të thotë rreth 6 muaj larg fushave të lojës, ndaj Broja nuk pritet të jetë aktiv në pjesën e mbetur të sezonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi pritet të humbasë edhe ndeshjet e përfaqësueses kuqezi në eliminatoret e Euro 2024, ndaj Polonisë në muajin mars dhe më pas në qershor ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?