FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Korabi në Kategorinë e Parë, Dibra e Madhe “fluturon” mbi një dron

Korabi i Peshkopisë sezonin tjetër do të luajë në një kategori më lart. Korabi do të jetë në edicionin e ri në Kategorinë e Parë, së bashku me Gramshin që siguroi kryesimin në grupin tjetër të Kategorisë së Dytë. Por suksesi i Korabit nuk mund të kalonte pa nota nacionaliste. Mbi qiellin e stadiumit të Peshkopisë i shfaq një dron me një flamur të ngjashëm si ai që fluturoi mbi Beograd më 14 tetor 2014, ku shkruhej “Autoktonë” dhe që tërboi serbët.  Në dronin që fluturoi dje mbi Peshkopi në dy anët e flamurit me Shqipërinë Etnike shkruhej Dibra e Madhe dhe Dibra e Vogël dhe në mes: “Ne jemi Komanova”.  Shenjë solidariteti ndaj ngjarjeve tragjike në Komanovë, ku popullsia shqiptar ra pre e një sulmi të paparalajmëruar nga autoritet maqedonase duke shkaktuar viktima dhe shkatërrim të pronave të shqiptarëve.     

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?