Koronavirusi pushton edhe tenisin, Novak Djokovic rezulton poziv
Koronavirusi ka depërtuar edhe në sportin e tenisit. Ylli serb, Novak Djokovic dhe bashkëshortja e tij Helena, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Përgjigjia e testit erdhi pasi numri 1 i tenisit oragnizoi një turne ballkanik, i cili po zhvillohej në Serbi dhe Kroaci.
Lajmin e ka konfirmuar vetë sportisti, i cili njoftoi se ai dhe bashkëshortja janë testuar pozitivë, ndërsa dy fëmijët e tyre kanë rezultuar negativë.
Në deklaratë thuhet:
Kur u kthyem në Serbi na u kërkua të bënim testin ku unë dhe gruaja dolëm pozitivë kurse fëmijët jo. Ne e organizuam turneun në një moment kur virusi ishte i dobët. Më vjen shumë keq për secilin që mund të jetë infektuar. Unë do izolohem për 14 ditë dhe do bëj testin tjetër.”
Kujtojmë që Djokovic u kritikua shumë për faktin se organizoi turneun, pavarësisht përhapjes me shpejtesi të virusit në mbarë botën.
KOHA JONË SONDAZH

