Koronavirusi shfaqet sërish në Serinë A, frikë edhe për futbollistin e kombëtares shqiptare

Italia ka qenë një nga vendet që ka vuajtur më shumë nga pandemia e koronavirusit, ndërsa një sektor shumë i prekur ka qenë edhe futbolli. Shumë futbollistë të Serisë A kanë rezultuar pozitivë, mes tyre edhe yje si Dybala apo Matuidi.

Së fundmi, koronavorusi është shfaqur sërish në Serinë A, kësaj here te skuadra e Parmës. Ekipi itlaian ka konfirmuar se një pjesëtar i stafit të skuadrës ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Në një deklaratë per sajtin zyrtar klubi i Parmës sqaron se personi i prekur nuk është futbollist dhe është vetizoluar. Kujtojmë se pjesë e Parmës është edhe futbollisti i Kombëtares, Kastriot Dermaku, i cili ashtu si të gjithë, i është nënshtruar testeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht se një person ka rezultuar pozitiv me koronavirus, kjo nuk do e vejë në pikëpyetje ndeshjen e sotme që Parma luan ndaj Bolonjës pasi protokolli e lejon zhvillimin e ndeshjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?