FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kosova në UEFA, Serbia ankohet Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv

Serbia është e tronditur nga vendimi që e bëri Kosovën anëtare të UEFA-s dhe do të kërkojë ta anulojë këtë përmes Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë të Zvicrës.

Ministri i Sportit, Vanja Udoviçiç ka thënë se, shteti do ta ndihmojë Federatën Serbe të Futbollit.  Shtypi serb shkruan se është turp, që Kosova është bërë anëtare e UEFA-s duke shkelur statutin e kësaj organizate.

Një pezmatim ka shkaktuar edhe fakti, që ish-futbollisti i famshëm i ish-Jugosllavisë, Dejan Saviçeviç ka votuar pro Kosovës, në emër të Malit të Zi. Tomislav Karaxhiç, kryetar i Federatës Serbe të Futbollit, ka thënë se kjo do të shkaktojë shumë tension në të gjithë rajonin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Prej 4 vitesh kemi luftuar dhe refuzuar të gjitha tentativat e shtetit të vetëshpallur. Goditjen e parë e morën nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, që ishte edhe argumenti kryesor i përdorur nga delegacioni nga Kosova. Ne nuk mund ta lejonim politizimin e futbollit”, ka thënë Karaxhiç, duke sqaruar se – sipas tij, – të gjitha këto kanë qenë presione politike. Në kampionatin e saj të futbollit, Serbia ka edhe klube serbe nga Kosova, për të cilat Federata do të luftojë deri në fund, sipas presidentit të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë ka reaguar edhe shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, duke thënë se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?