FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kosova sfidë vendimtare sonte me Slloveninë e Sesko dhe Oblak

Kombëtarja e Kosovës sonte do të kërkojë fitoren e dytë në fushatën kualifikuese për Kupën e Botës, teksa në stadiumin “Fadil Vokrri” pret Slloveninë, një nga rivalet direkte për një vend në fazën tjetër.

Pas dy ndeshjeve të para, “Dardanët” të drejtuar nga trajneri Franco Foda kanë grumbulluar 3 pikë, ndërsa kreun e Grupit B e mban Zvicra me 6 pikë të plota. Një fitore sonte ndaj skuadrës sllovene, ku spikasin emra si Jan Oblak dhe Benjamin Šeško, do t’i jepte Kosovës një shtysë të madhe në garën për zonën e kualifikimit.

Për Vedat Muriqin dhe shokët e tij, kjo përballje është vendimtare, pasi tri pikët do të krijonin themele të forta për një fushatë që mund të përfundojë të paktën me pjesëmarrjen në play-off.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ndeshjen tjetër të grupit, Suedia e trajnerit Jon Dahl Tomasson pret në Stokholm liderët e grupit, Zvicrën. Një humbje e helvetëve do ta hapte më shumë se kurrë garën për kualifikim, duke i dhënë Kosovës mundësinë që të afrohet në kreun e tabelës.

Swiss Digital Mobile Reklama
Kosova sfidë vendimtare sonte me Slloveninë e Sesko dhe Oblak

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?