Kosova zbulon listën për ndeshjet me Danimarkën dhe Bullgarinë

Trajneri i Kosovës, Berndard Challandes ka zbuluar listën për dy ndeshjet e radhës  në muajin mars, me Danimarkën në miqësore dhe Bullgarinë në eliminatoret e Euro 2020.

Florent Hasani, Bersant Celina e Bernard Berisha janë 3 futbollistët e rinj të ftuar nga trajneri Challandes, të cilët nuk ishin në dispozicion të teknikut në ndeshjen e fundit ndaj Azerbajxhanit. Celina dhe Berisha, duhet saktësuar, kanë qenë pjesë e Kosovës në grumbullimet e mëparshme, ndërsa për Hasanin do të jetë hera e parë që do të veshë fanellën e Përfaqësueses A.

Mbetet jashtë listës Donis Avdijaj, që pavarësisht se është zyrtarisht lojtar i Willem II në Holandë, nuk po luan me këtë skuadër (madje është pezulluar pak muaj më parë për çështje disiplinore).

Swiss Digital Desktop Reklama

Lista e Challandes

Swiss Digital Mobile Reklama

Portierë:

Samir Ujkani – Caykur Rizespor

Arijanet Muric – Manchester City

Visar Bekaj – FC Prishtina

Mbrojtës:

Amir Rrahmani – GNK Dinamo Zagreb

Fidan Aliti – Kalmar

Mërgim Vojvoda – Royal Excel Mouscron

Leart Paqarada – SV Sandhausen

Benjamin Kololli – FC Zurich

Arbenit Xhemajli – Neuchâtel Xamax

Mirlind Kryeziu – FC Zurich

Mesfushorë:

Florent Hasani – Diosgyor

Bersant Celina – Swansea

Valon Berisha – SS Lazio

Hekuran Kryeziu – FC Zurich

Herolind Shala – Vålerenga Fotball

Idriz Voca – FC Luzern

Besar Halimi – Brøndby

Arbër Zeneli – Reims

Milot Rashica – SV Werder Bremen

Edon Zhegrova – Basel

Bernard Berisha – Akhmat Grozny

Sulmues:

Vedat Muriqi – Caykur Rizespor

Atdhe Nuhiu – FC Sheffield Wednesday

Lirim Kastrati – Lokomotiva Zagreb.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?