Kreshnik Qato tërhiqet përfundimisht nga boksi, personazhe të sportit dhe jo vetëm nderojnë ish-kampionin e botës

 

Ka një fund për gjithcka , edhe për ëndrrat më të bukura. Një nga boksierët më të mirë shqiptarë të dekadës së fundit vendosi të varë dorezat në gozhdë , për tu shkëputur përfundimisht nga boksi, nga ai ring të cilin e dashuroi që në fëmijëri.

Në nder dhe respekt të një kampioni të tillë u organizua një event enkas për këtë rast në të cilin morën pjesë personazhe të rëndësishëm të botës së sportit e politikës, por jo vetëm, prezent ishin edhe persona që e lidhën pasionin për boksin pikërisht me Kreshnik Qaton.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fillimisht fjalën drejtori i federatës së boksit profesionist Hamdi Uka i cili vlerësoi me nota maksimale ish-kampionin e botës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas ishte ministrja e arsimit dhe sporteve Lindita Nikolla që në fjalën e saj e cilësoi Kreshnik Qaton si një shembull që duhet marrë në konsideratë nga i gjithë brezi i ri.

“Vlera të mëdha dhe mëse të merituara i dha Kreshnik Qato dhe një emblem e boksit shqiptar, ai njeri që cilësohet si boksieri më i mirë i të gjitha kohërave në vendin tonë”

Më tej në lidhje me Kreshnik Qaton u shpreh personi të cilit boksieri shqiptar i dedikon të gjithë suksesin e tij, medaljet dhe arritjet, presidenti i federatës shqiptare të boksit profesionist z.Ylli Ndroqi.

“Në fund ishte radha e vetë atij që me goditjet e tij i ka dhuruar emocione mbarë kombit shqiptar, duke e merituar me gjak mbishkrimin “shqiponja” kuqezi, ish-kampioni i botës në WBF Kreshnik Qato.”

Tashmë me tërheqjen e Qatos nga bota e mrekullueshme por e vështirë e boksit, Shqipëria ka një kampion më pak për tu krenuar në arenën ndërkombëtare, por gjithsesi ndihemi të privilegjuar që kemi qënë dëshmitarë të epokës të Kreshnik Qatos.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?