Kriza e McLaren, Alonso: Fokusi te sezoni 2016
Pesimizëm për këtë sezon dhe shpresë për vitin e ardhshëm. Te McLaren janë dorëzuar, si Fernando Alonso, ashtu edhe Jenson Button. Pas 6 garave të para të këtij sezonit të Formula 1, rikthimi i partneritetit me motorët Honda nuk ka sjellë rezultatet e parashikuara, megjithatë për pilotin spanjoll është e rëndësishme që skuadra e tij të nxjerrë mësime për vitin e ardhshëm.
“Ky sezon nuk vlen më për mua. Pak rëndësi ka nëse e mbyll kampionatin në vendin e 11-të apo 14-të. Asgjë nuk do të ndryshonte në jetë time. Dua të shpallem sërish kampion, por këtë vit nuk është e mundur. Duke i parë në një aspekt tjetër, të gjitha problemet që po kalojmë janë pozitive, që të mos i përsërisim vitin tjetër. Gjithsesi deri në fund të sezonit ne do të japim maksimumin”.
I njëjti pesimizëm vihet re edhe në deklaratat e shokut të tij të skuadrës. Ashtu si spanjolli, Jenson Button tha se nuk pret ndonjë hap përpara në Cmimin e Madh të Kanadasë, por situata sipas tij, mund të marrë kthesë në garën pasardhëse të Austrisë.
KOHA JONË SONDAZH

