Kualifikimi i Juves, Kryeministri Edi Rama ironi me Ronaldo, Bale &co

Një nga tifozët e Juventus në Shqipëri është edhe Kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili nuk mund të linte pa parë ndeshjen e se mërkurës në mbrëmje mes ekipit të tij të zemrës dhe Realit. Juventus siguroi një rezultat pozitiv që e çoi në finalen e madhe të Berlinit, duke kënaqur jashtë mase kryeministrin e Shqipërisë, i cili ironokisht ka thënë se Ronaldo, Bale e Rodriguez mund të yje të klasit botëror, por kjo nuk mjafton që ata të fitojnë ndaj një ekipi më të mirë, dhe në këtë rast ishte Juventus. “Kur skuadra bën yllin dhe yjet  nuk bëjnë skuadër, ndodh vetëm  kështu, fiton skuadra humbasin yjet – leksion i njohur që e ridha Juventus,” – theksoi kryeministri Edi Rama. Por a do të jetë kryeministri Edi Rama, në stadiumin e Berlinit më 6 qershor për të ndjekur Juventus në finalen? Ende nuk dihet, por nisur nga vizitat e shpeshta në Berlin, shihet si rast ideal nga ana e kryeministrit Rama, për një rrugë e dy punë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?