​Kukësi arrin akordin me sulmuesin e talentuar të Vllaznisë

Arlind Kalaja sezonin e ardhshëm do të luajë me Kukësin. Sulmuesi ka arritur akordin me verilindorët do të provojë që të ketë të njëjtën ecuri si Sindrit Guri, pasi në sezonin e fundit nuk ka pasur hapësira te shkodranët.

Kalaja ka pasur sot një takim me presidentin Safet Gjici, teksa është rënë dakord parimisht për kushtet e kontratës. Kalaja është produkt i moshave të Vllaznisë dhe ka debutuar me kuqeblutë që në moshën 17-vjeçare në Superiore. Prej tre sezonesh ai është pjesë e ekipit të parë dhe luan në mënyrë të rregullt. Në sezonin 2015-2016 ai ishte titullar i padiskutueshëm, teksa luajti 29 ndeshje, ndërkohë që realizoi edhe katër gola.

Më parë Kukësi ka gjetur marrëveshjen me portierin Faton Maloku, i cili pritet të mbërrijë në kryeqytet për të nënshkruar kontratën. Vjet ai ka qenë pjesë e skuadrës së Feronikelit, që drejtohet nga Sulejman Starova.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?