Kukësi blindon Vesel Limajn, i rinovon kontratën deri në vitin 2021

Kukësi i ka rinovuar kontratën deri në verën e vitit 2021, mesfushorit Vesel Limaj. Lajmi është publikuar nga vetë klubi verilindor në faqen zyrtare.

23-vjeçari kishte kontratë me Kukësin deri në fund të këtij sezoni por me marrëveshjen e re bashkëpunimi mes palëve është zgjatur edhe për një vit e gjysmë. Sëfundmi për Limajn ka shfaqur interes klubi kroat i Osijek.

Vesel Limaj është një lojtar stabël në formacionin e Kukësit. 23-vjeçari aktivizohet rregullisht nga Shpëtim Duro, në këtë sezon ai numëron 14 paraqitje dhe një gol ndërkohë që ka munguar në 3 takimet e tjera të kampionatit pikërisht për shkak të një dëmtimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fotografia e F.K Kukësi Albania

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?